• сабота, 17 јануари 2026

Në Komandën për stërvitje dhe doktrina besimin solemn e dhanë 296 ushtarë të rinj profesionistë

Në Komandën për stërvitje dhe doktrina besimin solemn e dhanë 296 ushtarë të rinj profesionistë

Veles, 16 janar 2026 (MIA) - Në kazermën "Alekso Demnievski Bauman" në Veles, ku është vendosur Komanda për stërvitje dhe doktrina (KSD) sot betimin solemn e dhanë 296 ushtarë profesionistë nga gjenerata 1 - 2025, mes të cilëve edhe 26 vajza, të cilat stërviten tre muaj në Qendrën për stërvitje individuale (QSI), që është pjesë e KSD-së.

Në solemnitetin e sotëm ka marrë pjesë shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski dhe zëvendësi i tij dhe gjeneralët tjerë, mes të cilëve edhe komandanti i KSD-së, gjenerali i brigadës Lulzim Nuredini, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sekretarja shtetërore, Elizabeta Çupovska Ristova dhe përfaqësues tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës, si dhe prindë, farefis dhe miq të ushtarëve profesionistë.

Ministri Misajlovski në fjalimin e tij tha se shpesh flasin për investime në mbrojtje, modernizim dhe pajisje, për rikonstruimin e infrastrukturës në Armatë, por sot në kazermën në Veles, duke parë ushtarët e rinj profesionistë, energjia e re sheh burimin më të rëndësishëm - pulsin e mbrojtjes sonë.

Ai tha se beson se ushtarët po hyjnë në një institucion me besim të plotë, i cili gjithashtu beson tek ata, por edhe pret shumë prej tyre.

"Pres që vlerat dhe profesionalizmi juaj të mbisundojnë sfidat e sotme, pres reagimin tuaj të shpejtë kur nevojitet ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore ose kur duhet të qëndroni me krenari krah për krah me aleatët tanë. Për këtë shkak përmbajuni fort profesionalizmit tuaj. Kur jeni nën presion, mbështetuni te trajnimi juaj. Kur përballeni me sfida, mbështetuni te integriteti juaj", tha Misajlovski.

Njëheri u premtoi se së bashku me Shtatmadhorinë vazhdojnë të punojnë në përmirësimin e të drejtave dhe kushteve për punë, me një qëllim, Armatë e motivuar dhe profesioniste.

Shefi i SHM të Armatës, Sashko Lafçiski , duke i përshëndetur ushtarët e rinj profesionistë dhe duke ua uruar betimin solemnisht të dhënë, tha se përmes këtij akti solemn, ata sot hyjnë në Armatë, institucion me besimin më të madh mes qytetarëve dhe anëtarëve të NATO Aleancës.

"Të jesh pjesë e Armatës është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Si ushtarë të NATO-s ju bëheni pjesë e sistemit të sigurisë, i cili garanton siguri në botë. Para jush hapen mundësi për përsosje të vazhdueshme, mësim nga më të mirët, ndarje të përvojave dhe pjesëmarrje në misione ndërkombëtare, ku do të mund t'i demonstroni shkathtësitë e juaja dhe profesionalizmin, si dhe ta prezantoni gatishmërinë dhe përkushtimin e ushtarëve tanë", tha gjeneral-majori Lafçiski.

Betimin e dhënë ushtarëve të rinj profesionistë ua uroi edhe komandanti i Qendrës për stërvitje individuale, majori Xhunat Vexhioski. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан