Në Kiev është ripërtërirë furnizimi me energji elektrike për 748.000 amvisëri
- Në Kiev është ripërtërirë furnizimi me energji elektrike për 748.000 amvisëri pas sulmit të djeshëm rus, kumtoi Ukrinform, duke iu referuar kumtesës në kanalin Telegram të kompanisë energjetike ukrainase DTEK.
Kiev, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Në Kiev është ripërtërirë furnizimi me energji elektrike për 748.000 amvisëri pas sulmit të djeshëm rus, kumtoi Ukrinform, duke iu referuar kumtesës në kanalin Telegram të kompanisë energjetike ukrainase DTEK.
"Arritëm ta ripërtërijmë furnizimin me energji elektrike në infrastrukturën kritike dhe në të gjitha shtëpitë në kryeqytet pas sulmit të djeshëm", thuhet në kumtesë.
Siç kumtoi Ukrinform, në Kiev dhe rajon pati probleme me ngrohjen dhe furnizimin me ujë si rezultat i sulmit të djeshëm.
Rusia po i përforcon sulmet ndaj sistemit energjetik të Ukrainës në javët e fundit dhe e vazhdon ofenzivën e vet luftarake edhe përkundër përpjekjeve të SHBA-së për përfundim të luftës në Ukrainë. ab/
Foto: МIА arkivi