• петок, 20 февруари 2026

Në janar 101 sanksione për errësimin e xhamave në automjete

Në janar 101 sanksione për errësimin e xhamave në automjete

Shkup, 5 shkurt 2026 (MIA) - Në periudhën prej 01.01.2026 deri më 31.01.2026, Sektori për çështje të trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ushtroi kontrolle rrugore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e parapara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve.

Gjatë kontrollit, siç njoftoi MPB-ja, u sanksionuan 101 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shkelësve iu përgaditën parashtresa përkatëse.

Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta. bsh/

Foto: MPB

Остани поврзан