• четврток, 25 декември 2025
Në ditën e sotme

19 dhjetor 2025 (MIA)

1741. - Në ishullin i cili më pas e mori emrin e tij vdiq hulumtuesi rus me prejardhje daneze Vitus Bering.

1793. - Gjenerali francez Napoleon Bonaparta e fitoi luftën e parë të rëndësishme ushtarake duke i sfiduar anglezët dhe duke marrë Tolon, që ishte hapi i tij i parë drejt marrjes së pushtetit absolut në Francë në vitin 1799.

1842. - SHBA-ja e njohu pavarësinë e Havait. Me vendimin e Kongresit amerikan në vitin 1959 Havai u bë shteti i 49-të i SHBA-së.

1848. - Vdiq shkrimtarja angleze me prejardhje irlandeze Emil Bronte.

1863. - Shpikësi anglez Frederik Kolton në Londër e patentoi linoleumin.

1897. - Lindi shkrimtari sllovak Jan Çajak. Vepra "Familja Rosveni", "Zuska Turaniova" etj.

1906. - Lindi burrshtetasi rus Leonid Iliç Brezhnjev, sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, në pushtet erdhi në vitin 1964, dhe mbeti deri në fund të jetës së tij në vitin 1982.

1915. - Lindi këngëtarja franceze me prejardhje italiane Edit Xhovana Gasion, e njohur si Edit Piaf, e quajtur "Zogu i vogël", simbol i shansonit francez.

1940. - Si komandant suprem i Vermahtit, Adolf Hitler e nënshkroi "Direktivën numrë 1", për sulm të Bashkimit Sovjetik, e njohur në historinë e Luftës së Dytë Botërore si "Plani Barbarosa".

1946. - Në Indokinë filloi lufta çlirimtare e njësiteve nën udhëheqjen e HoShi Min kundër trupave koloniale franceze.

1950. - Këshilli i NATO-s e emëroi gjeneralin amerikan Duajt Ajzenhauer komandant suprem të forcave të bllokut ushtarak në Evropë.

1991. - Qeveria gjermane i njohu Slloveninë dhe Kroacinë.

1991. - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi deklaratën për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë si shtet sovran dhe të pavarur.

1991. - Në rrugën Shkup-Beograd, në një aksident automobilistik humbi jetën Jordan Mijallkov, ministri i parë i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë pas shpalljes së pavarësisë.

1997. - Në Indonezi u rrëzua aeroplani "Boing 737" i aviokompanisë të Singapurit "Silk er" in cili fluturoi nga Singapori për në Xhakartë. Në këtë aksident humbën jetën 104 persona.

2000. - Në Shkup në Akademinë ushtarake "Gjeneral Mihajllo Apostoloski" u promovuan nënoficerët e parë për detyra themelore në këmbësori të Armatës së Republikës së Maqedonisë, të shkolluar sipas standardeve të NATO-s.

2001. - Në një shpërthim gjatë trazirave sociale në Argjentinë masivisht ishin grabitur dyqanet, ku jetën e humbën 27 persona.

2004. - Në San Marino, Itali, vdiq Renata Tebaldi, divë operistike italiane. Lindi në vitin 1922.

2004. - Në dy shpërthime të një auto-bombe në qytetet shiite Naxhaf dhe Qerbela në Irakun Qendror, humbën jetën të paktën 60 persona, ndërsa më shumë se njëqind ishin plagosur.

2007. - Të paktën 40 persona humbën jetën ndërsa 269 u plagosën në fatkeqësinë hekurudhore në jug të Pakistanit, në vendin Merabpur rreth 400 kilometra në veri të Karaçit. Aksidenti ndodhi kur një tren ekspres i mbushuar me udhëtarë në linjën Karaçi-Lahor doli nga shinat. Në tren ndodheshin 700 pasagjerë, prej të cilëve pjesa më e madhe ktheheshin në shtëpi me rastin festës islame Kurban Bajramit.

2011. - Lihtenjshtani prej sot filloi t'i zbatojë rregullat e Marrëveshjes së shengenit për bashkëpunim në kontrollin e migracionit dhe azilit. Principata, e cila ka 35.000 banorë, në mars mori pëlqim të kandidaturës për kyçjen drejt marrëveshjes së Shengenit. Pastaj ishte nënshtruar në tre kontrollime nga ana e BE-së për gadishmëri teknike për kontroll të kufijve, siç parashikon procedura për fitim të anëtarësimit të plotëfuqishëm. Shteti miniaturë është anëtari i 26 i Hapësirës së shengenit dhe vendi i katërt jashtë BE-së, e cila bashkohet drejt marrëveshjes, pas Islandës, Norvegjisë dhe Zvicrës.

Остани поврзан