• петок, 05 декември 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1 dhjetor 2025 (MIA)

-Dita botërore kundër AIDS-it.

-Festë kombëtare e Rumanisë.

1135. - Vdiq mbreti anglez Henri I, i biri i Pushtuesit Ulliamit I. Gjatë sundimit nga viti 1100, e përforcoi pushtetin mbretëror, nërsa në vitin 1106 e pushtoi  Normandinë dhe e bashkoi ndaj Anglisë.

1640. - Portugalia pavarësohet nga Spanja.

1813. - Rusia, Prusia dhe Austria u dakorduan të kryejnë invazion ndaj Francës, për shkak se Napoleoni iu përgjigj në mënyrë të pacaktuar kushteve paqësore të aleatëve.

1821. - Pavarësi nga Spanja shpalli edhe Republika Domenikane, territor i cili  e përfshin pjesën lindore nga ishulli karaib Haiti, atëherë e njohur si Hispanjolla.

1822. - Themeluesi i mbretërisë braziliane Dom Pedro ëshrë kurorëzuar mbret i Brazilit nën emrin Pedro I. Me origjinë i takonte familjes mbretërore spanjolle Braganc.

1906. - Në Paris hapet kinemaja "Omnija Pate", në botë salla e parë e didikuar për shfaqien e filmave.

1918. - Me vendim të Kuvendit danez Islanda fitoi pavarësinë.

1935. - Ka lindur Vudi Allen, regjisor dhe aktor amerikan. Njihet për rolet e tij në filmat komedi  gjithashtu është  regjisor filmik.

1988. - Benazir Buto u bë kryeministre e Pakistanit, si grua e parë në krye të një vendi islamik.

1989. - Mihail Gorbaçov si lideri i parë sovjetik e ka vizituar Vatikanin dhe me papa Gjon Palin e Dytë kanë arritur marrëveshje që të vendosin marrëdhënie diplomatike mes Bashkimit Sovjetik dhe Vatikanit.

1991. - Votuesit e Ukrainës në referendumin e mbajtur miratuan ndarjen e Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik.

1995. - Havier Solana, zgjidhet sekretar i përgjithshëm i Aleancës Atlantike. Në Bruksel, ambasadorët e NATO-s, arritën marrëveshje për emërimin e Solanës, si pasardhës i Vili Klas.

2006. - Më shumë se një mijë persona e humbën jetën, rreth 500 janë lënduar, ndërsa rreth 600 llogariten për të zhdukur, nga tajfuni i cili i goditi pjesët lindore të Filipineve.

2006. - Më shumë se 250 njerëz e humbën jetën në vërshimet që i goditën vendet e Afrikës lindore, Keninë, Somalinë, Ruandën dhe Etiopinë.

Остани поврзан