• петок, 21 февруари 2025
Në ditën e sotme

12 shkurt 2020 (MIA) 

1804. – Vdiq Emanuel Kant, themelues i filozofisë klasike gjermane. Në bazën e mësimeve të tij është bindja se gjërat ekzistojnë pavarësisht vetëdijes tonë. Veprat e tij më të njohura janë “Kritika e mendjes së pastërt”, “Kritika e mendjes praktike”. Lindi më 22 prill të vitit 1724. 

1809. – Lindi Çarls Darvini, shkencëtar britanik, themelues i teorisë së evolucionit të qenieve të gjalla. Nga viti 1813 deri në vitin 1836 mori pjesë në ekspeditën shkencore të anijes “Bigëll”, e cila kishte rëndësi të madhe për shtrimin e teorisë së tij për zhvillimin e qenieve të gjalla, e cila ishte në kundërshtim me mësimin e kishës. Shkrimet e tij janë vepra të mëdha shkencore, të shkruara me stil të qartë dhe logjik. Vdiq më 19 prill të vitit 1882. 

1809. – Lindi Abraham Linkoln, presidenti i gjashtëmbëdhjetë i SHBA-së. Ishte bujk, zdrukthëtar,avokat, anëtar i Kongresit dhe njëri nga themeluesit dhe lider i Partisë Republikane, e cila luftonte që të ndërpritet robërimi, ndërsa në vitin 1860 u bë president i SHBA-së. Është vrarë në atentat nga përfaqësuesit e sistemit robërues në vitin 1865. 

1818. – Kili e shpalli pavarësinë nga Spanja. 

1851. – Eduard Hargrejs zbuloi ar në Samerhil Krik në Uellsin e Ri Jugor, duke shkaktuar ethe ari në Australi. 

1923. – Lindi regjisori italian i filmit Xhafranko Korsi, i njohur si Franko Zefireli, i cili ka bërë regjinë e operave dhe dramave muzikore. 

1953. – Bashkimi Sovjetik i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin pas sulmeve me bombë në përfaqësinë sovjetike në Tel-Aviv. 

1974. – Në Moskë është arrestuar shkrimtari rus Aleksandar Sllozhenjicin, fitues i çmimit Nobël për letërsi, të cilit ditën tjetër i është marrë  nënshtetësia sovjetike dhe është dëbuar nga vendi, me ç’rast dy dekada jetoi në emigrim. 

1984. – Në Paris vdiq Hulio Kortasar, shkrimtar argjentinas. Është autor i një numri të madh të veprave prozë, ndërsa romani i tij më i njohur është “Libri i Manuelit” për të cilin në vitin 1974 i është ndarë çmimi “Medisis”. Ka lindur në Bruksel, në vitin 1914. 

1990. – Karmen Lorens u bë kryeministre e Australisë perëndimore si gruaja e parë shefe e qeverisë në ndonjërën nga shtetet australiake. 

1992. – Republika e Sllovenisë dhe Republika e Kroacisë e njohën pavarësinë e Republikës së Maqedonisë. Edhe Republika e Maqedonisë e pranoi pavarësinë e Republikës së Sllovenisë dhe të Republikës së Kroacisë. 

1996. – Jaser Arafat e ndërmorri obligimin e presidentit të parë palestinez. 

1996. – Republika e Maqedonisë dhe Republika e Ganës vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorsh. 

1999. – Senati amerikan me rastin e aferave skandaloze të dashurisë të shefit të shtetit Bill Klinton me kursisten në Shtëpinë e Bardhë Monika Levinski me shumicë votash nuk e pranoi ndërrimin e kryetarit. 

2002. – Para Këshillit gjyqësor në Tribunalin e Hagës filloi gjykimi i ish-presidentit të Jugosllavisë dhe Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Procesi gjyqësor nuk përfundoi pasi i dënuari gjatë procesit vdiq. 

2012. – Pop këngëtarja Uitni Hjuston vdiq në moshën 48 vjeçare në një hotel në “Beverli Hils” në Los Anxhelos. Uitni Hjuston vdiq një ditë para ceremonisë së ndarjes së çmimeve muzikore “Gremi” edhe atë në hotelin e njëjtë ku u mbajt ceremonia. 

Остани поврзан