Në ditën e sotme
- 26 shkurt 2026
25 shkurt 2023 (MIA)
1707. - Lindi shkrimtari italian Karlo Goldoni, ringjallës i komedisë italiane.
1723. - Vdiq arkitekti anglez Kristofer Ren, themelues i Shoqërisë mbretërore në Londër (akademia e shkencave) dhe kryetari i saj i parë nga viti 1680 deri në vitin 1682.
1842. - Lindi Karl Mej, shkrimtar gjerman, i cili ndërroi jetë në vitin 1912.
1866. - Në Peskaserol u lind Benedikt Kroçe, filozof, historian, kritik letrar dhe burrështetas italian.
1885. - Gjermania vendosi administratë koloniale mbi Tanganjikën dhe Zanzibarin.
1899. - Vdiq themeluesi i agjencisë britanike të lajmeve Rojter - Paul Julius fon Rojter, me origjinë hebraik gjerman dhe emri i vërtetë Iztael Bir Josafat.
1949. - Me ligj të Kuvendit Popullor të RP të Maqedonisë u themelua Universiteti në Shkup.
1954. - Gamal Abdul Naser u zgjodh kryeministër i Egjiptit.
1956. - Në fjalimin në kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushçov e dënoi qeverisjen e Stalinit.
1976. - SHBA vendosën veto në rezolutën e Kombeve të Bashkuara me të cilën u dënua aneksi izraelit në Jerusalemin Lindor.
1991. - Raketa irakiane "skad" në Luftën e ishullit duke e goditur kazermën e marinsave amerikanë shkaktoi vdekjen e 28 ushtarëve.
1991. - Në Budapest, Hungari, ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të gjashtë vendeve anëtare të Marrëveshjes së Varshavës (Bashkimi Sovjetik, Polonia, Çekosllovakia, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria) nënshkruan Protokoll për pezullimin e organizatës së tij ushtarake, pas 36 viteve të ekzistimit (14 maj të vitit 1955.
1993. - Kim Jong Sam e mori detyrën president i Koresë Jugore si civil i parë pas 32 viteve në krye të atij shteti aziatik.
1994. - Në Bruksel zyrtarisht filloi të punojë Ambasada e Republikës së Maqedonisë.
1994. - SHBA e dëboi diplomatin rus Aleksandar Lisenko, duke pohuar se bëhet fjalë për shef të zbuluesve rus në Uashington.
1998. - Detyrën president të Koresë Jugore e mori Kim De Xhung, ish lider disident shumëvjeçar gjatë diktaturës ushtarake në vend.
2007. - Irani me sukses e lansoi raketën e parë bartëse satelitore, vepër e shkencëtarëve vendorë. Në bashkëpunim me Rusinë, Irani dy vite më parë, në kozmos e lansoi edhe satelitin "Sina 1".
2007. - Në një sulm vetëvrasës në oborrin e një institucioni arsimor të Bagdadit janë vrarë të paktën 40, ndërsa janë plagosur 34 persona.