• четврток, 09 април 2026

Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell

Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell

Shkup, 20 mars 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende e përforcuar nga drejtimi verior. 

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -2 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 16 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe me periudha të herëpashershme me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. 

Temperatura minimale do të bjerë në 2, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Në ditët në vijim do të ketë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe erë mesatare, kryesisht nga drejtimi verior, përveç të hënës kur do të ketë kushte për reshje të lehta shiu. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан