• петок, 05 декември 2025
Në ditën e sotme

30 nëntor 2025 (MIA)

1508. - Lindi Andrea Paladio, arkitekt italian që zhvilloi një stil modern, bazuar në principet klasike romake.

1667. - Lindi në Dublin Xhonatan Suift, poet, pamfletist dhe autor i veprës "Udhëtimet e Guliverit".

1700. - Në betejën e Narvas, 8000 trupa suedeze nën komandën e mbretit Karl XII mundën një forcë prej 50.000 rusësh. Mbi 10 000 rusë gjetën vdekjen, kurse humbjet e suedezëve ishin rreth 6000 trupa.

1730. - U themelua në horën e arbëreshëve afër Palermos seminari arbëresh i Palermos. Ishte qendër e rëndësishme arsimi, edukimi dhe kulture, vatër e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe traditave shqiptare të arbëreshëve të Italisë. Themeluesi i saj ishte patrioti Gjergj Guxeta, kurse rektori i parë për 10 vjet rresht shërbeu Pjetër Andrea nga Himara.

1835. - Lindi Mark Tuein (emri i vërtetë Samuel Langorn Klermens), shkrimtar dhe humanist amerikan. Ai u bë i famshëm me veprat "Aventurat e Tom Sojerit" dhe "Aventurat e Hakëlberri Finit".

1853. - Në betejen e Sinopes, gjatë Luftës së Krimesë, flota ruse sulmoi dhe shkatërroi flotën turke dhe një pjesë të gjirit të portit.

1872. - Në Partik të Gllasgout zhvillohet ndeshja e parë ndërkombëtare e futbollit. Anglia dhe Skocia e mbyl

1900. - Mbas dy vjet vuajtjesh në burg për probleme homoseksualiteti, Oskar Uojlld, poet dhe dramaturg irlandez, vdes në varferi dhe në mërgim në Paris. Ai u bë i famshëm për veprat e tij "Portreti i Dorian Dejt" dhe "Rëndësia e të qënurit serioz".

1939. - Mbi 20 divizione ruse, gati gjysëm milion trupa, sulmuan Finlandën gjatë "Luftës dimërore".

1963. - Njëqind e tetëmbëdhjetë pasagjerë gjejnë vdekjen kur një aeroplan reaktiv i shoqërise "Transkanada Airlines" rrëzohet në tokë, pak pasi u ngrit nga aeroporti i Montrealit.

1964. - Anija kozmike ruse, pa njerez, "Zord 2" ngrihet në drejtim të Marsit, por humbet lidhjet me Tokën në Maj të vitit 1965.

1986. - Vdiq Keri Grant, aktor i njohur amerikan. Ndër filmat e tij përmenden "Historia e Filadelfias" dhe "Arsenik dhe lidhëse e vjetër". Ai bashkëpunoi me Alfred Hiçkokun në filmat "Veri-Veriperëndim" dhe "Pa takt".

1998. - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë në krye me kryeministrin Lubço Georgievski.

1998. - Tetëdhjetë intelektualë dhe artistë polakë protestuan me anë të një letre të hapur kundër një operacioni dëbimi të emigrantëve pa dokumenta nga Polonia, të kryer nga policia

1999. - Një anije pasagjerësh, me 302 persona në bord, përmbyset në bregun lindor të Kinës, si pasojë vetëm 22 persona mundën të mbijetonin.

2000. - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqeodnisë Savo Klimovski dha dorëheqje, ndërsa për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë zgjidhet Stojan Andov.

2002. - Turqia pas 15 viteve e shfuqizoi gjendjen e jashtëzakonshme në pjesën juglindore të vendit, ku gjatë kryengritjes kurde e humbën jetën të paktën 30.000 njerëz, në mesin e të cilëve edhe një numër i madh i civilëve.

2004. - Republika e Maqedonisë vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Benin dhe Burkina Faso.

Остани поврзан