• петок, 05 декември 2025
Në ditën e sotme

27 nëntor 2025 (MIA)

- Dita ndërkombëtare Kundër Etheve Konsumatore.

8. p.e.s. - Vdiq letrari romak Horacij, poeti më i madh lirik, i cili më shumë se cildo poet grek apo romak karakterizohet me dallueshmëri të shprehjes poetike. Veprat: "Satira", "Këngë" apo "Ode, "Letra".

1570. - Vdiq arkitekti dhe skulptori italian Jacopo Sansovino,  mjeshtër i perceptimit të strukturave dhe dekoreve të përsosura.

1701. Në Upsallë lindi Anders Celsius, fizikant dhe astronom suedez. Ai e prezentoi ndarjen e 100 gradë të shkallës së termomtri - Shkallën Celsius.

1874. - Lindi burrështetasi dhe kimisti izraelit Chaim Weizmann Azrieli, shpikësi i acetonit sintetik. Ai ishte presidenti i parë i Izraelit nga viti 1948 deri në vdekje në vitin 1952. Weizmann ishte drejtor i laboratorëve në Britani viti 1916-1919, kryetar i Organizatës Botërore Sioniste 1920-1931 dhe Agjencisë Hebraike nga viti 1929-1931 dhe 1935-1946.

1879.- Kuvendi francez është zhvendosur  nga Versaji në Paris.

1953. - Vdiq shkrimtari amerikan Eugene Gladstone O'Neil, krijuesi i dramës moderne amerikane, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1936. Veprat: "Pas horizontit", "Ana Kristi", "Të gjithë fëmijët e Perëndisë kanë krahë", etj.

1955. - Në Paris vdiq Arthur Honegger, kompozitor francez me origjinë zvicerane, njëri nga polifonisdtëtmë të theksuar të muzikës bashkëkohore franceze. I takonte grupit të kompozitorëve "Gjashtë". Lindi më 11 mars të vitit 1892.

1983. - Gjatë rrëzimit të aeroplanit kolumbian "boing 747" në afërsi të aeroportit të Madridit "Barahas" e humbën jetën 181 pasagjerë dhe një anëtar i ekuipazhit.

1995. - Në Gjenevë, në Asamblenë Parlamentare të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjymëhënës së Kuqe. Kryqi i Kuq i Maqedonisë është pranuar anëtare e barabartë të këtij asociacioni.

1997. - Në Bruksel, me miratimin e Këshillit ministror të Unionit, ishte miratuar Marrëveshja për bashkëpunim dhe transport mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë.

2000. - Në Norvegjinë perëndimore është lëshuar në përdorim tuneli Lerdal, i cili me një gjatësi prej 16,9 kilometra e tejkaloi Shën Got'hard, deri atëherë tuneli më i gjatë në botë.

2005. - Në një shpërthim të një miniere për qymyr në krahinën Helionxhiang, në Kinën verilindore, e humbën jetën 183 minatorë.

2006. - Kuvendi i Kanadasë vendosi ta njohë krahinën frankofone Quebec si komb i veçantë brenda në Kanada.

 

Остани поврзан