Në Dibër dalja deri në orën 11 është 7 për qind ose 2 për qind më shumë krahasuar me raundin e parë zgjedhor
- Rrjedha zgjedhore nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Dibër zhvillohet normalisht, me dalje më të madhe të qytetarëve, të cilët e realizojnë të drejtën e tyre qytetare, deklaroi për MIA-n, Rilind Hasa, kryetar i KKZ-së.
Dibër, 2 nëntor 2025 (MIA) - Rrjedha zgjedhore nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Dibër zhvillohet normalisht, me dalje më të madhe të qytetarëve, të cilët e realizojnë të drejtën e tyre qytetare, deklaroi për MIA-n, Rilind Hasa, kryetar i KKZ-së.
"Anëtarët e komisionit rregullisht i vizitojnë 27 vendvotimet dhe deri tani procesi zhvillohet rrjedhshëm, pa probleme, Deri në orën 11 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 1321 persona ose 7 për qind e gjithsej 19762 votuesve të regjistruar në listën e vetme të votimit. Krahasuar me raundin e parë, kur votuan 981 persona ose 5 për qind e numrit të përgjithshëm të të regjistruarve, sot përqindja e daljes është për 2 për qind më e lartë", shtoi Hasa.
Megjithatë krahasuar me raundin e dytë të votimit për kryetar komune në nëntor të vitit 2021, përqindja e daljes është më e vogël për 3,2 për qind. sa/
Foto: MIA