Në BeH është miratuar ligj për shlyerje të dënimit me burg deri në një vit
- Dhoma përfaqësuese e Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës në raundin e dytë të votimit e miratoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, të propozuar nga deputeti Denis Zvizdiq, me të cilin parashikohet mundësia për falje të dënimit me burg deri në një vit.

Sarajevë, 24 janar 2025 (MIA) - Dhoma përfaqësuese e Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës në raundin e dytë të votimit e miratoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, të propozuar nga deputeti Denis Zvizdiq, me të cilin parashikohet mundësia për falje të dënimit me burg deri në një vit.
Sipas propozimit, “dënimi i shqiptuar me burgim deri në një vit me kërkesë të personit të dënuar, do të zëvendësohet me gjobë që paguhet në shumë të njëhershme brenda 30 ditëve”.
Zvizdiq më parë shpjegoi se ndryshimi i propozuar në Kodin Penal të Bosnje e Hercegovinës parandalon faljen e dënimit me burg me gjobë me para në raste të tilla si: nxitja e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, përçarja dhe intoleranca, trafikimi ndërkombëtar i qenieve njerëzore, kontrabanda e qenieve njerëzore, si dhe krime të tjera kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura nga e drejta ndërkombëtare.
Duke marrë parasysh rrethanat specifike të çdo rasti individual, për vuajtjen e detyrueshme të dënimit me burg do të vendosë gjykata. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s