• сабота, 22 февруари 2025

Në 24 orët e fundit në front kanë humbur jetën mbi 1.400 ushtarë rus, pohon SHM e forcave të armatosura të Ukrainës

Në 24 orët e fundit në front kanë humbur jetën mbi 1.400 ushtarë rus, pohon SHM e forcave të armatosura të Ukrainës

Kiev, 27 janar 2025 (MIA) - Humbjet e përgjithshme luftarake të forcave ruse në Ukrainë nga 24 shkurti i vitit 2022 deri më sot kanë arritur afërsisht 831.620 persona, duke përfshirë edhe 1.430 ushtarë të humbur në 24 orët e fundit, njoftoi Shtatmadhoria e forcave të armatosura në faqen e saj në Fejsbuk.

Humbjet tjera që i kanë pësuar forcat ruse - sipas ukrainasve - në 24 orët e fundit përfshijnë: tre tanke, 12 automjete blinduese luftarake, 16 sisteme artilerike, 74 fluturake pa pilot operativo-taktike, 59 automjete dhe rezervoare për karburante dhe një pajisje e specialuzuar. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан