Numri i viktimave në zjarret në Los Anxhelos është rritur në 28
- Numri i viktimave në zjarret në Los Anxhelos është rritur në 28, kumtuan sot autoritetet lokale.

Los Anxhelos, 22 janar 2025 (MIA) - Numri i viktimave në zjarret në Los Anxhelos është rritur në 28, kumtuan sot autoritetet lokale.
Në zjarrin në qarkun Iton, i cili përfshiu më shumë se 14.000 hektarë në lagjen Altadena, jetën e kanë humbur të paktën 17 persona. Në zjarrin në qarkun Palisejds, i cili shkatërroi më shumë se 23.000 hektarë, jetën e kanë humbur 11 persona, njoftoi Ej-Bi-Si njuz.
Sipas informatave të qasshme, në zjarrin në Pacifik Palisejds, i cili shpërtheu më 7 janar, deri tani janë shkatërruar ose dëmtuar mbi 6.000 objekte. bsh/
Foto: EPA