• петок, 20 февруари 2026

NP "Higjiena Komunale" - Shkup realizon aktivitete për bastrimin e borës në të gjitha komunat e Shkupit

NP

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - NP Higjiena Komunale po zbaton aktivitete për pastrimin manual dhe mekanik të borës dhe akullit në bulevardet dhe rrugët kryesore në të gjitha komunat e Shkupit, me qëllim që të mundësohet lëvizja e sigurt e këmbësorëve dhe trafikut, informojnë nga ndërmarrja publike. 

Aktivitete për pastrimin e borës dhe akullit u zbatuan edhe në zonën qendrore të qytetit, Sheshin dhe Rrugën Maqedonia, sheshet më të vogla Filip Vtori, Majka Tereza dhe Bogorodica, si dhe në Çarshinë e Vjetër.

"Ekipet e Ndërmarrjes pastruan edhe zonën përreth Spitalit të Qytetit, Qeverisë dhe Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Janë kryer gjithashtu aktivitete për shpërndarjen e kripës në shtigjet dhe trotuaret e urave 'Goce Dellçev' dhe 'Slloboda', si dhe në të gjitha urat për këmbësorë", thuhet në kumtesën e sotme. 

NP Higjiena Komunale-Shkup, paralajmërojnë prej atje, do të vazhdojë me aktivitetet e pastrimit të borës dhe akullit gjatë gjithë ditës dhe natës së ardhshme, në përputhje me situatën në terren. fc/

Foto: NP "Higjiena Komunale" - Shkup

Остани поврзан