• понеделник, 23 септември 2024

Normalizohet komunikacioni në rrugën Gradsko - Prilep

Normalizohet komunikacioni në rrugën Gradsko - Prilep

 Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) -  Komunikacioni në rrugën Gradsko - Prilep, i cili është në ndërprerje për shkak të një aksidenti komunikacioni, është normalizuar që nga mbrëmë në orën 23:45, njofton LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.  Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 1 prill është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан