Njëzet e dy shtete amerikane padisin Trampin për heqjen e të drejtës së shtetësisë pas lindjes
- - Shtetet federale amerikane të udhëhequra nga demokratët dhe grupet për të drejta civile kanë ngritur një seri padish, me të cilat kontestohet përpjekja e presidentit Donald Tramp për t'i dhënë fund të drejtës së shtetësisë pas lindjes. Dy padi të ngjashme u ngritën nga Unioni amerikan për liri civile dhe organizatat emigrante.

Uashginton, 22 janar 2025 (MIA) - Shtetet federale amerikane të udhëhequra nga demokratët dhe grupet për të drejta civile kanë ngritur një seri padish, me të cilat kontestohet përpjekja e presidentit Donald Tramp për t'i dhënë fund të drejtës së shtetësisë pas lindjes. Dy padi të ngjashme u ngritën nga Unioni amerikan për liri civile dhe organizatat emigrante.
Trampi pas inaugurimit i urdhëroi agjencitë amerikane të refuzojnë të njohin shtetësinë e fëmijëve të lindur në SHBA, nëse as nëna dhe as babai nuk janë shtetas të SHBA-së ose banore të përhershëm ligjërisht.
Njëzet e dy shtete të kontrolluara nga demokratët, së bashku me kryeqytetin, Uashingtonin dhe qytetin e San Franciskos, kanë ngritur disa padi në gjykatat federale në Boston dhe Sietëll, duke pretenduar se Tramp ka shkelur Kushtetutën e SHBA-së.
Në paditë pretendohet se urdhri ekzekutiv i Trampit ka shkelur të drejtën e përmbajtur në nenin për nënshtetësi nga amandamenti i 14-të i Kushtetusës së SHBA-së, i cili parashikon se secili i lindur në SHBA konsiderohet shtetas. Ata i referohen vendimit të Gjykatës së lartë të SHBA-së të vitit 1898 në çështjen e SHBA-së kundër Vong Kim Ark, me të cilin përcaktohet se fëmijet e lindur në SHBA, prindërit e të cilët nuk janë shtetas të SHBA-së, kanë të drejtë të nënshtetësisë amerikane.
"Nëse gjykata e konfirmon urdhrin e tij, për herë të parë, më shumë se 150,000 fëmijë të lindur çdo vit në SHBA do të mbesin pa të drejtën e shtetësisë. Presidenti Tramp nuk ka autoritetin për të hequr të drejtat kushtetuese", kumtoi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Masaçusets, Andrea Xhoj Kembëll. ls/
Foto: EPA