• петок, 05 декември 2025

Një zjarr ka shkaktuar gjendje të jashtëzakonshme në centralin bërthamor Kozloduj

Një zjarr ka shkaktuar gjendje të jashtëzakonshme në centralin bërthamor Kozloduj

Sofje, 4 nëntor 2025 (MIA) - Në hapësirën makinerike të njësitit të pestë të centralit bërthamor bullgar Kozloduj ka shpërthyer një zjarr, i cili ka shkaktuar reagim të shpejte tek punonjësit në central.

Për shkak të tymit të dendur në hapësirë, është thirrur shërbimi zjarrfikës, ndërsa ndërmerren masa për ndërrimin e pajisjejeve të dëmtuara.

Zyrtarisht është publikuar se situata është nën kontroll dhe se nuk ka rrezik për njerëzit. Punëtorët në central janë në gatishmëri derisa incidenti nuk rregullohet plotësisht.

Centrali ndodhet rreth 120 kilometra në veri të Sofjes, në afërsi të kufirit me Rumaninë.

Kozloduj, centrali i vetëm bërthamor në Bullgari ka dy reaktorë prej 1.000 megavatëve, të cilët prodhojnë rrezth 30 për qind të energjisë elektrike në Bullgari.

Katër reaktorë më të vjetër prej 440 megavatëve janë shkyçur në vitin 2002 dhe 2006, që ka qenë kusht për hyrje të Bullgarisë në Bashkimin Evrpian. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан