• сабота, 22 февруари 2025

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Siberi, është shpallur gjendja e gatishmërisë së lartë

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Siberi, është shpallur gjendja e gatishmërisë së lartë

Moskë, 15 shkurt 2025 (MIA) - Një tërmet me magnitudë prej 5,7 sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në Siberi, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej dhjetë kilometrash, 29 kilometra në veri të qytetit të Kosh Agaç në rajonin Altaj.

Tërmeti është ndjerë edhe në Kazakistan.

Pasi një tërmet i fortë e goditi rajonin e Siberisë, në Altai është shpallur gjendja e gatishmërisë së lartë, njoftoi kreu i rajonit, Andrej Turçak në kanalin e tij Telegram.

"Kam futur një regjim të alarmit të lartë në Republikën e Altait. Epiqendra e tërmetit ka qenë 1.3 kilometra nga fshati Beltir. Nuk ka pasur viktima", ka shkruar ai.

Është anuluar mësimi në shkolla, si dhe të gjitha aktivitetet masive, si dhe janë të mundshme probleme me ujësjellësin në katër fshatra të zonës Kosh-Agaç. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

Остани поврзан