Një person humb jetën, 25 të lënduar në përplasjen mes një treni të shpejtë dhe një kamioni në Gjermani
- Një person ka humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar, gjashtë prej të cilëve më rëndë, në përplasjen mes një treni të shpejtë dhe një kamioni në një periferi të qytetit të Hamburgut në Gjermani, bëri të ditur policia.

Berlin, 12 shkurt 2025 (MIA) - Një person ka humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar, gjashtë prej të cilëve më rëndë, në përplasjen mes një treni të shpejtë dhe një kamioni në një periferi të qytetit të Hamburgut në Gjermani, bëri të ditur policia.
Në momentin e përplasjes me trenin (ICE) ka pasur 291 persona. Policia kumtoi se pasagjerët që pasuan pa dëmtime u evakuuan dhe u dërguan me autobus deri te stacioni pranë. Një udhëtar (55) ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Nuk është konfirmuar se çfarë e shkaktoi aksidentin. Shoferi i kamionit është ndaluar dhe marrë në pyetje.
foto: Piksabej