Një person e humbi jetën në të shtënat e reja për shkak të kontrabandës me drogë në Buksel
- Një burrë e humbi jetën mbrëmë në të shtënat e reja për kontrabandë me drogë në Bruksel, kumtuan autoritetet lokale. Këto janë të shtënat e treta që nga mëngjesi i së mërkurës në komunën Anderleht, ku autoritetet janë në dijeni të disa lokacioneve të trafikut me drogë.

Bruksel, 7 shkurt 2025 (MIA) - Një burrë e humbi jetën mbrëmë në të shtënat e reja për kontrabandë me drogë në Bruksel, kumtuan autoritetet lokale. Këto janë të shtënat e treta që nga mëngjesi i së mërkurës në komunën Anderleht, ku autoritetet janë në dijeni të disa lokacioneve të trafikut me drogë.
Kryetari i komunës Fabris Kamps tha se kjo është një "luftë bandash për kontrollin e territorit". Ai bëri apel për rritjen e pranisë së policisë.
Sipas informacioneve fillestare nga mediat lokale, të shtënat e reja janë të lidhura me incidente të ngjashme në dy ditët e fundit pranë stacionit të metrosë Klemanso. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s