Një kukull e improvizuar me imazhin e Maskut është varur në sheshin në Milano
- – Një kukull e improvizuar me mbeturina me imazhin e Ilon Maskut e varur mbrapsht dje ishte gjetur në sheshin Loreto në Milano, në vendin e njëjtë ku në vitin 1945 ishte ekspozuar trupi i liderit italian fashist Benito Musolini.

Romë, 22 janar 2025 (MIA) – Një kukull e improvizuar me mbeturina me imazhin e Ilon Maskut e varur mbrapsht dje ishte gjetur në sheshin Loreto në Milano, në vendin e njëjtë ku në vitin 1945 ishte ekspozuar trupi i liderit italian fashist Benito Musolini.
Kukulla është varur pasi Masku, në inaugurimin e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, u përshëndet, ndërsa gjesti i tij ishte krahasuar me përshëndetjen naziste.
Masku i hodhi poshtë kritikat si sulm “i lodhur”.
Diktatori fashist italian i rrëzuar Musolini ishte varur nga një partizan italian në fshatin Xhulino di Mecegram në veri të Italisë më 28 prill të vitit 1945, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.
Trupat e Musolinit dhe dashnores së tij Klareta Petaçi ishin dërguar në Milano dhe ishin lënë në sheshin Loreto, ndërsa pastaj ishin varur mbrapsht.
Ekstremistët e djathtë e festuan gjestin me dorën e ngritur të Maskut, edhe pse qëllimi i tij nuk ishte plotësisht i qartë.
Flaka e bardhë do të ngritët përsëri, njoftoi dega e grupit të bardhë kombëtar Jetët e bardha janë të rëndësishme (White Lives Matter) në Telegram. fc/
Fotografia: Iks