Një delegacion i Kuvendit për vizitë studimore në Bundestag
- Një delegacion i Kuvendit dhe përfaqësuesit e Qendrës së Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë po marrin pjesë për vizitë studimore dyditore në Bundestag në Berlin, Gjermani.
Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Një delegacion i Kuvendit dhe përfaqësuesit e Qendrës së Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë po marrin pjesë për vizitë studimore dyditore në Bundestag në Berlin, Gjermani.
Në përbërje të Delegacioni janë përfaqësuesit e Shërbimit Parlamentar të udhëhequr nga Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Boban Stojanoski.

Siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, lëndë e vizitës studimore janë institucionet që janë pjesë e mbikëqyrjes së sektorit të sigurisë dhe zbulimit në Gjermani.
Delegacioni pati mundësinë të dëgjonte se si funksionon mbikëqyrja parlamentare në Gjermani, vend që ofron shembuj veçanërisht të rëndësishëm, duke pasur parasysh kornizën e tyre të vendosur dhe shumështresore për mbikëqyrjen e zbulimit, duke përfshirë mekanizmat parlamentarë dhe mekanizmat e mbrojtjes së të dhënave.

Gjatë vizitës, u zhvilluan takime pune me përfaqësuesit e trupave mbikëqyrës, në të cilat u ndanë përvojat dhe praktikat më të mira me kolegët gjermanë.
Vizita e punës synon të mbështesë zhvillimin profesional të Shërbimit Parlamentar, përmes njohurive krahasuese dhe mjeteve konkrete për të forcuar mbikëqyrjen e shërbimeve të zbulimit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira. bsh/
Foto: Kuvend