• петок, 20 февруари 2026

Një banor i Idrizovës akuzohet se me kërcënime ka kërkuar para nga ish-partneri i vajzës së tij

Një banor i Idrizovës akuzohet se me kërcënime ka kërkuar para nga ish-partneri i vajzës së tij

Shkup, 22 janar 2026 (MIA) - Një banor i Idrizovës, i akuzuar se m kërcënime ka kërkuar para nga ish-partneri i vajzës së tij, është privuar nga liria.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kumtuan se mbrëmë në orën 20, në rajonin e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga Njësia për krim të dhunshëm - Departamenti për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup, e privuan nga liria personin e moshës 57-vjeçare.

"Sipas denoncimit, ai më parë e ka kërcënuar një 26-vjeçar nga rrethina e Shkupit, ish-partner i vajzës së tij, duke kërkuar që t'i kthente një shumë parash që gjoja ia kishte dhënë për qira, për riparime të automobilit dhe për shpenzime të tjera ndërsa që të tre jetonin së bashku në një banesë me qira në lagjen e Karposhit", sqaruan nga MPB.

Pas denoncimit të ngjarjes dhe pas njoftimit të prokurorit publik kompetent, është marrë procesverbali për pranimin e denoncimit për veprën penale "zhvatje" sipas nenit 258 të Kodit penal dhe dje në një objekt hotelierik në Shkup T.S. u privua nga liria pasi paraprakisht, siç sqaruan nga MPB, lishte marrë 200 euro nga denoncuesi që janë përpunuar në aspektin krimo-teknik.

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан