Një aeroplan i kompanisë koreanojugore Er Busan është djegur në aeroportin në Busan, janë evakuuar të gjithë udhëtarët dhe ekuipazhi
- Një aeroplan i "Er Busan" sot është djegur në aeroportin ndërkombëtar Gimhe në Busan, me ç'rast janë evakuuar të gjithë 169 udhëtarët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit, njoftoi Jonhap.

Seul, 28 janar 2025 (MIA) - Një aeroplan i "Er Busan" sot është djegur në aeroportin ndërkombëtar Gimhe në Busan, me ç'rast janë evakuuar të gjithë 169 udhëtarët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit, njoftoi Jonhap.
Zjarri ka filluar në pjesën e pasme të aeroplanit.
Incidenti ka ndodhur një muaj pas katastrofës më vdekjeprurëse në Korenë e Jugut, kur një aeroplan i kompanisë "Xhexhu er" (Jeju Air) nga Bangkoku u rrëzua në pistën e aeroplanit Muan gjatë aterimit urgjent, me ç'rast jetën e kanë humbur 179 nga 181 persona në të. bsh/