Njeriu i akuzuar për tentim për atentat ndaj Trampit në vitin 2024 u dënua me burg të përjetshëm
- Rajan Raut, i akuzuari për tentim për atentat ndaj Donald Trampit në vitin 2024, dje u dënua me burg të përjetshëm.
Uashington, 5 shkurt 2026 (MIA) - Rajan Raut, i akuzuari për tentim për atentat ndaj Donald Trampit në vitin 2024, dje u dënua me burg të përjetshëm.
Raut (59) është shpallur fajtor nga porota në shtator për pesë pika të akuzës, duke përfshirë edhe tentim për vrasje. Ai e përfaqësonte veten në gjykim. Gjykatësja në Gjykatën amerikane të Qarkut, Ajlin Kanon e shqiptoi dënimin në Fort Pirs, Floridë.
Prokurorët rekomanduan burg të përjetshëm, ndërsa Raut kërkoi nga gjykatësi, të emëruar nga Trampi, të shqiptojë dënim 27 vjeçar.
Prokurorët në dokument njoftuan se krimet e Raut "padyshim meritojnë burgim të përjetshëm", sepse ai e kishte planifikuar vrasjen për muaj të tërë, ishte i gatshëm të vriste këdo që i dilte përpara dhe nuk shfaqi pendim.
Raut mohoi se ka pasur ndërmend të vriste Trampin dhe tha se ishte i gatshëm t'i nënshtrohej trajtimit psikologjik në burg. Raut argumentoi se porota ishte mashtruar në lidhje me faktet e çështjes për shkak të dështimit për të siguruar mbrojtje të përshtatshme gjatë gjykimit.
Ai u shpall fajtor për tre akuza, për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit dhe pengim të një nëpunësi federal gjatë arrestimit të tij. bsh/
Foto: Arkiv