• среда, 28 јануари 2026

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar për tre vrasje arrestohet në Tiranë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar për tre vrasje arrestohet në Tiranë

Tiranë, 27 janar 2026 (MIA)- Një shtetas i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar për tre vrasje në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë nga policia e shtetit.

"Bëhet fjalë për Besim Sherifin (52), banor i Kopanicës së Sarajit i cili prej kohësh fshihej në kryeqytetin shqiptar, duke përdorur dokumente personale të falsifikuara në emër të një shtetasi të Kosovës", informon policia shqiptare.

Sipas policisë, pas disa muajsh hetime dhe kërkime nga Drejtoria e Njësisë speciale operative i dyshuari u gjet në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku u arrestua për qëllime ekstradimi.

Kontrollet treguan se për Sherifin është lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli- Shkup, pasi Gjykata e Shkupit në vitin 2007 e dënoi atë me paraburgim për veprën penale "vrasje" e cila sipas ligjit penal të vendit dënohet me burgim të përjetshëm.

Sipas autoriteteve kompetente, Sherifi dyshohet se më 5 tetor 2027 në fshatin Kopanicë të Shkupit me armë zjarri ka vrarë tre persona.

"Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, personit iu gjetën dhe iu morën një pasaportë e Kosovës, një kartë identiteti e Kosovës dhe një patentë shoferi, të gjitha të falsifikuara me të dhëna për një shtetas të Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, Interpoli i Tiranës në bashkëpunim me Interpolin e Shkupit do të vazhdojë procedurat për ekstradimin e Sherifit në RMV.

Foto: Policia e Shqipërisë

 

Тагови

Остани поврзан