Një person u lëndua nga një mjet shpërthyes në një oborr në "Keramidnicë"
- Një person u lëndua sot nga një mjet shpërthyes, i cili është hedhur në një oborr në lagjen "Keramidnicë" në Shkup, kumtoi MPB-ja.
Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Një person u lëndua sot nga një mjet shpërthyes, i cili është hedhur në një oborr në lagjen "Keramidnicë" në Shkup, kumtoi MPB-ja.
"Sot në ora 19:20 në SPB Shkup u denoncua se në një oborr në lagjen 'Keramidnicë' në Shkup është hedhur një mjet shpërthyes. Nga shpërthimi u lëndua P.T., i cili u dërgua në SPQ "Shën Naumi i Ohrit", kumtoi MPB.
Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit. bsh/
Foto: arkivi i MIA-s