Një kumanovar i ri është privuar nga liria, armë ishin gjetur gjatë bastisjes
- - Një kumanovar i ri është arrestuar, pasi armë ishin gjetur gjatë bastisjes në shtëpinë e tij.

Shkup, 18 prill 2025 (MIA) - Një kumanovar i ri është arrestuar, pasi armë ishin gjetur gjatë bastisjes në shtëpinë e tij.
Siç informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, dje në ora 06:15, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Kumanovë kanë arrestuar M.V. (21) nga Kumanova.
"Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, iu gjet një pushkë me ajër të kalibrit 5.5, një pushkë me ajër të kalibrit 4.5, një fishek 9 mm, një kuti Diaboli, një pistoletë e kalibrit 4.5 "Ekol", si dhe mjete piroteknike", bëhet e ditur në kumtesë.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, siç bënë të ditur nga MPB, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës. fc/
Foto: Ministria e Punëve të Brendshme