• недела, 19 јануари 2025

Një këmbësor u lëndua rëndë, goditet nga një autobus i NPQ-së

Një këmbësor u lëndua rëndë, goditet nga një autobus i NPQ-së

Shkup, 18 janar 2025 (MIA) - Lëndohet rëndë personi L.XH. (85) nga fshati Studeniçan, pasi dje e ka goditur një autobus i NQP-së "Shkup". MPB informoi se fatkeqësia ka ndodhur në ora 11:40 në Qendrën transportuese në Shkup.

Autobusi është drejtuar nga B.B. (53) nga Shkupi, ndërsa L.Xh., lëndimet e të cilit janë konstatuar në Qendrën urgjente pranë Klinkës "Nënë Tereza", gjendet në rrezik për jetë.

Është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe një ekip nga SPB Shkup. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

Остани поврзан