• сабота, 22 февруари 2025

Një i vrarë në një mincident në metro stacionin "Klemanso" në Bruksel

Një i vrarë në një mincident në metro stacionin

Bruksel, 16 shkurt 2025 (MIA) - Një person është vrarë mbrëmë në hyrje të metro stacionit "Klemanso" në lagjen Anderleht në Bruksel, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Në inçizimet e kamerave të sigurisë shihet se si një person i veshur me të zeza dhe me kapelë, me të shtëna nga armë zjarri qëllon një person të ri, pas çka ik nga vendi i ngjarjes. Viktima, e cila sipas informatave jozyrtare, është një diler 19-vjeçar i drogës, ka vdekur në vendin e ngjarjes në hyrje të stacionit.

Një person, i cili ka qenë afër stacionit në kohën e incidentit, për televizionin shtetëror VRT deklaroi se janë dëgjuar tre të shtëna.

Policia ende gjendet në kërkim pas sulmuesit, i cili gjendet në arrati.

Shkurt pas incidnetit, vendin e vizitoi ministri belg i Punëve të Brendshme dhe Sigurisë, Bernar Kvintan, i cili për sot paralajmëroi konsultime urgjente rreth veprimeve kriminele në Bruksel, e posaçërisht në Anderleht. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан