Një gjyqtare amerikane ka vazhduar bllokimin e kërkesës së Trampit për të ndërprerë ndihmën financiare federale
- Një gjyqtare amerikane ka vazhduar ndalesën e përkohshme për ndërprerjen e granteve federale, huave dhe programeve të tjera të ndihmës financiare, pasi paraprakisht javën e kaluar presidenti Donald Tramp urdhëroi ngrirjen e tyre.

Uashington, 4 shkurt 2025 (MIA) - Një gjyqtare amerikane ka vazhduar ndalesën e përkohshme për ndërprerjen e granteve federale, huave dhe programeve të tjera të ndihmës financiare, pasi paraprakisht javën e kaluar presidenti Donald Tramp urdhëroi ngrirjen e tyre.
Gjyqtarja Loren Alihan nga Gjykata e Qarkut të Uashingtonit gjatë seancës gjyqësore deklaroi se masa do të ishte "katastrofike" për organizatat që punojnë me interes publik.
Ky konflikt filloi për shkak të një memorandumi të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të hënën, në të cilën u kërkua nga ministritë dhe agjencitë federale të ngrinin disa shpenzime të ndihmës financiare - veçanërisht grantet dhe huatë - dhe të kryenin një rishikim të plotë për t'u siguruar që ato ishin në përputhje me "prioritetet presidenciale".
Në vendimin e saj, Alihan theksoi se pushteti ekzekutiv nuk kishte dhënë asnjë shpjegim për urgjencën e ngrirjes, e cila u paralajmërua më pak se 24 orë më parë.
Masa shkaktoi konfuzion të konsiderueshëm në shërbimet federale dhe ditën e ardhshme u pezullua përkohësisht nga gjykata. Edhe pse Shtëpia e Bardhë zyrtarisht e tërhoqi memorandumin, administrata e Trampit kumtoi se plani për t'i dhënë fund ndihmës financiare shtetërore mbetet në fuqi. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s