Një burrë sulmoi policë në Paris derisa tentonte të marrë armë
- Dy policë u plagosën sot në një incident para selisë së policisë në Paris, kur një burrë sulmoi një polic duke tentuar t'ia marrë armën, transmetuan mediat franceze.

Paris, 4 shkurt 2025 (MIA) - Dy policë u plagosën sot në një incident para selisë së policisë në Paris, kur një burrë sulmoi një polic duke tentuar t'ia marrë armën, transmetuan mediat franceze.
Pak para orës 13:00, tre policë që patrullonin në Rrugën "Site" janë sulmuar nga një person i cili ka tentuar t'i marrë armën njërit prej tyre, raporton portali BFMTV.
Ndërkohë që policia po tentonte ta nënshtronte, sulmuesi ka plagosur me një copë xhami njërin prej policëve, ka tentuar ta rrëzojë në tokë dhe i ka marrë armën.
Burri, i cili tha se ishte nga Sudani, u mposht dhe u dërgua në një stacion policor aty pranë ku do të ekzaminohet nga një psikiatër dhe oficerët e plagosur u dërguan për trajtim. Njëri prej punonjësve të policisë ka pësuar një prerje në dorë, ndërsa një tjetër ka pësuar thyerje të gishtit.
Prokuroria e Parisit ia ka besuar hetimin policisë gjyqësore, por kjo ngjarje po vlerësohet edhe nga prokuroria e shtetit për terrorizëm. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s