• петок, 20 февруари 2026

Nikolloski: Mënyra më e mirë për të dekurajuar ndërtimin e paligjshëm është që dikush të përfundojë në burg

Nikolloski: Mënyra më e mirë për të dekurajuar ndërtimin e paligjshëm është që dikush të përfundojë në burg

Shkup, 29 janar 2026 (MIA) - Pothuajse nuk ka fare reagime nga gjyqësori dhe prokuroria lidhur me ndërtimet pa leje. Unë deri më sot nuk kam dëgjuar që ndonjë persona ose kompani të jetë e dënuar me vendim të plotfuqishëm për ndërtim pa leje, ndërsa e di shumë mirë që MPB-ja vepron me përkushtim gjithmonë kur komunat raportojnë një rast të tillë, vlerësoi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. 

 Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Nikolloski tha se MPB-ja del në terren, evidenton rastet dhe paraqet kallëzim penal përkatës në Prokurorinë Publike, por kallëzimin më pas Prokuroria ose nuk e procedon ose e procedon në Gjykatë, por nuk përfundon me vendim gjyqësor. 

"Mënyra më e mirë për të dekurajuar ndërtimin pa leje është që dikush të përfundojë aty ku e ka vendin, e ajo është burgu, sepse bëhet fjalë për vepër të rëndë penale. Për Mavrovë nuk di asnjë të dënuar deri më tani që ka ndërtuar pa leje, për Ohrin nuk di asnjë të dënuar deri më tani ka ndërtuar pa leje, për Shkupin nuk di asnjë të dënuar deri më tani që ka ndërtuar pa leje, asnjë, zero. Kjo do të thotë se u jepet motiv atyre që ndërtojnë pa leje, ashtu të vazhdojnë. Çfarë vlere ka që komuna të evidentojë ndërtim pa leje dhe teorikisht ta rrëzojë, kur ai dikush do ta ndërtojë përsëri. Duhet të ketë vendim gjyqësor, duhet dikush të përfundojë në burg, si mësim dhe paralajmërim për të gjithë të tjerët që të mos e bëjnë këtë", porositi Nikolloski. 

Ai edhe një herë përsëriti se Ministria e Transpotit nuk ka asnjë kompetencë lidhur me ndërtimet pa leje dhe se ato janë nën kompetencat e komunave. Nga ajo që është, në njëfarë mënyrë, në kompetencë të Qeverisë, gjithsej tre raste kanë përfunduar me vendime të plotfuqishme dhe duhet të hiqen: dy në zonë të mbrojtur dhe një në një aeroport sportiv. ls/

Foto: Printskrin 

 

 

 

 

Остани поврзан