• среда, 26 март 2025

Ngritet hetim për tentativë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje kundër sulmuesit ndaj punonjëses sociale

Ngritet hetim për tentativë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje kundër sulmuesit ndaj punonjëses sociale

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Prokuroria themelore publike e Prilepit ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi 50-vjeçar nga Prilepi, për tentim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, pasi dje në objektin e Qendrës ndërkomunale për punë sociale në Prilep, me paramendim ka tentuar ta privojë nga jeta një punëtore sociale, ndërsa ka rrezikuar edhe jetën e tre të punësuarve tjerë në Qendrën për punë sociale.

Kundër personit, siç informoi PPRM, ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 3 në lidhje me nenin 19 (në tentativë) nga Kodi Penal, si dhe – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë dhe lëndë shpërthyese nga neni 396 nga Kodi Penal.

"Me armë – pistoletë e e tipit 'Bereta' modeli 950 B me kalibër 6.35 mm, të cilën e posedonte pa leje, ai ka filluar të qëllojë në drejtim të viktimës, e cila ka tentuar të fshihet në një zyrë. Me dy plumba e ka qëlluar, me ç'rast një plumb i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në pjeësn e kokës, ndërsa tjetri i shkaktua plagë në pjesën e anës së djathtë të ijeve. Drejtori i institucionit ka arritur ta mposht dhe ta mbajë derisa ka mbërritur policia, e cila përveç armës, ka gjetur dhe konfiskuar edhe një thikë", theksohet në kumtesën e PPRMV.

I dyshuari, në përputhje me evidentimin, paraprakisht ka qenë i dënuar për vepra penale – lëndime, rrezikim të sigurisë, përndjekje dhe vepra tjera penale, ndaj tij në procedurë ka edhe akuza tjera, ndërsa për momentin ishte duke vuajtur masën e sigurisë – mjekim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik, nga i cili ka ikur.

Për shkak të të gjitha këtyre dhe rrethanave të tjera, të cilat tregojnë për rrezik për ikje, mundësinë e ndikimit tek dëshmitarët dhe rrezik për përsëritje të veprës penale, prokurori publik i ka parashtruar propozim gjyqtarit në procedurë paraprake për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан