• сабота, 29 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

ASHMAA: Janë parashtruar një ankesë për kundërvajtje dhe tetë paralajmërime publike për katër media

ASHMAA: Janë parashtruar një ankesë për kundërvajtje dhe tetë paralajmërime publike për katër media

Gostivar, 26 mars 2025 (MIA) – Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) në tre muajt e fundit ka mbikëqyrur të gjitha programet televizive dhe radio të servisit Publik radiodifuziv dhe punën e tyre si pjesë e aktiviteteve të zbatuara në përputhje me Programin vjetor të punës.

Drejtori i ASHAAV-së, Zoran Trajçevski, theksoi se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar tetë paralajmërime publike për katër radiodiuzerë – MRT 3, TV Due, TV Spektra dhe TV Njuz, u miratuan tre aktvendime për paralajmërim publik të operatorit Multimedia Netvork L për shkak të riemetimit të serviseve programore që nuk janë të regjistruara në Agjenci; riemetimi i servisit programor për një radiodifuzer vendorë jashtë zonës së servisit për të cilin ka marrë lejen për emetim televiziv dhe për mosdorëzim në Agjencinë sinjal me të njëjtën përmbajtje si ajo në dispozicion të parapaguesve të tij.

Trajçevski tha në prezantim se vetëm një shkelje është konstatuar në MRT3 për detyrimin e sigurimit të informacioneve që duhet të bëhen të arritshme për përdoruesit.

"Mbeten të zbatohen edhe disa mbikëqyrje të rregullta që do të kryhen në stacionet televizive kombëtare Nasha TV, 24 Vesti, TV Sonce, TV Klan Maqedoni, TV Shenja dhe TV Kompani 21-M", tha drejtori Trajçevski.

Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi në Koçan, disa ditë është zbatuar mbikëqyrje e jashtëzakonshme programore mbi programet e transmetuesve për njoftimin për tragjedinë, si dhe për respektimin e programit gjatë ditëve të zisë.

"Agjencia u dërgoi njoftime të gjithë redaktorëve të stacioneve televizive dhe radiofonike me udhëzime për mënyrën e përshtatjes së ofertës së programit për periudhën shtatë ditore të zisë. Sigurisht, ka pasur lëshime, por rrallë dhe në asnjë rast nuk kanë qenë të qëllimshme", tha Trajçevski.

Ai vuri në dukje se është zbatuar mbikëqyrje e jashtëzakonshme programore ndaj parashtresës për "gjuhën e urrejtjes" në emisionin Java na TV ALFA. Gjatë mbikëqyrjes nuk është konstatuar shkelje

Pas mbikëqyrjeve kontrolluese programore dhe administrative për shkeljet e kryera, mediave TV Due, TV Njuz dhe TV Star u janë shqiptuar masa të paralajmërimit publik, derisa TV Spektra iu nënshtrua procedurës kundërvajtëse, e cila është në rrjedhë.

Në mbikëqyrjen e 19 botuesve të medias së shtypura nuk janë konstatuar shkelje në asnjë subjekt.

Mbi operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik janë kryer gjithsej 23 mbikëqyrje, nga të cilat 21 kanë qenë të rregullta dhe dy të jashtëzakonshme.

"Radiodifuzerëve dhe operatorëve të cilëve u është shqiptuar masa - paralajmërim publik, u është urdhëruar të harmonizojnë punën e tyre, ndërsa pas skadimit të afatit për harmonizim ligjor, do të kryhet mbikëqyrja kontrolluese", potencoi drejtori Trajçevski.

Në tremujorin e parë të operimit të ASHAAV, është zbatuar me sukses procedurë e shlyerjes me TV KOMPANI 21-M.

Në tre muajt e parë janë iniciuar nëntë procedura për heqjen e licencës së emetimit të radios dhe televizionit.

"Ndërkohë, tetë radiodifuzerë kanë paguar plotësisht kompensimin vjetor për lejen brenda afatit të përcaktuar ligjërisht, pas çka këto procedura të filluara për revokimin e lejeve janë ndërprerë nga Agjencia. Vetëm TV Shutel nuk e pagoi kompensimin vjetor për lejen, prandaj Agjencia mori vendim për heqjen e lejes", tha Trajçevski.

Është miratuar një Vendim për dhënien e lejes për emetim të servisit programor radiofonik radio me format të përgjithshëm në gjuhën maqedonase, në nivel lokal, në fushën e Komunës së Kumanovës. Është miratuar edhe Vendim për vazhdimin e vlefshmërisë së licencës së emetimit televiziv të Televizionit Uskana Media për një periudhë prej nëntë vjetësh.

Lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan, Këshilli i Agjencisë në seancën e mbajtur më 19 mars miratoi Vendim për dhënien e ndihmës financiare – donacion në vlerë të përgjithshme prej 1.5 milion denarë.

"Donacioni do të bëhet përmes Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, në llogari të veçantë të dedikuar – Fondin e Solidaritetit", tha Trajçevski.

I pyetur nga një gazetar për të komentuar ndalimin e regjistrimit nga dronët në protesta, drejtori Trajçevski vuri në dukje se ASHAAV nuk është kompetente për atë fushë.

"Ne nuk kemi kurrfarë kompetence. Këto vendime janë marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të vlerësimit të tyre. Ne nuk marrim pjesë në miratimin e vendimeve të tilla, e as që kemi kompetencë ligjore", tha Trajçevski në përgjigjen e tij.

Остани поврзан