Nga 814 kundërvajtje komunikacioni në mbarë territorin e shtetit, 268 për parkim të parregullt, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes
- Në territoret e të gjithë tetë sektorëve të punëve të brendshme edhe gjatë ditës së djeshme, nëpunësit policorë vazhduan me kontrollet intensive të komunikacionit, me ç’rast janë lëshuar gjithsej 814 urdhërpagesa, gjegjësisht janë ndërmarrë masa në bazë të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor (LSKRR) dhe në bazë të Ligjit për automjete (LA).

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Në territoret e të gjithë tetë sektorëve të punëve të brendshme edhe gjatë ditës së djeshme, nëpunësit policorë vazhduan me kontrollet intensive të komunikacionit, me ç’rast janë lëshuar gjithsej 814 urdhërpagesa, gjegjësisht janë ndërmarrë masa në bazë të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor (LSKRR) dhe në bazë të Ligjit për automjete (LA).
Nga aspekti analitik, njoftuan sot nga MPB-ja, nuk ka ndryshime në pikëpamje të arsyeve të sanksioneve të shqiptuara, përkatësisht numri më i madh i kundërvajtjeve të shqiptuara, 268 kanë të bëjnë me parkimin e parregullt, ndërsa 171 kanë të bëjnë me mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes.
Në anën tjetër, në bazë të nenit 225 (nga LSKRR) – pa leje drejtimi janë sanksionuar 48 persona, për mospërdorimin e rripit të sigurisë janë regjistruar 43 shkelje, ndërsa për përdorimin e celularit gjatë ngasjes janë konstatuar 27 shkelje.
Në kuadër të kontrolleve, në 16 raste është evidentuar kalimi në sinjalin e kuq, më tej tetë vozitës drejtuan automjetet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa sanksione kundërvajtëse u janë shqiptuar edhe 27 këmbësorëve, si dhe tetë çiklistëve.
Në bazë të Ligjit për automjete, janë evidentuar 15 automjete të paregjistruara si dhe pesë automjete të cilat kanë qenë teknikisht të parregullta.
Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë mbarë territorin e shtetit. MPB apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për respektimin maksimal të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit. qa/