Netanjahu paralajmëroi "operacione intensive" në Bregun perëndimor pas sulmeve afër Tel Avivit
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu urdhëroi armatën izraelite të kryejë "operacione intensive" në Bregun Perëndimor, pas shpërthimeve në disa autobusë bosh në afërsi të Tel Avivit dje, theksohet në kumtesën e kabinetit të tij.

Tel Aviv, 21 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu urdhëroi armatën izraelite të kryejë "operacione intensive" në Bregun Perëndimor, pas shpërthimeve në disa autobusë bosh në afërsi të Tel Avivit dje, theksohet në kumtesën e kabinetit të tij.
Nga shpërthimet nuk ka të lënduar, ndërsa policia po e hulumton si sulm të mundshëm terrorist.
Policia izraelite kumtoi se tre shpërthime ndodhën në autobusë në dy vendbanime në periferi të Tel Avivit, pas çka u gjetën katër pajisje të tjera shpërthyese. Mediat lokale saktësuan se të gjithë autobusët ishin të parkuar në magazina.
Në hetim po marrin pjesë armata izraelite, policia dhe shërbimi i sigurisë "Shin Bet". Policia është në kërkim të personave të dyshuar dhe u bëri thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm.
Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmet.
Netanjahu mbrëmë mbajti takim urgjent me ministrin e Mbrojtjes, ushtrisë së lartë, drejtorin e "Shin Bet" dhe komisarin e policisë.
Zëdhënësi i policisë deklaroi se mjetet shpërthyese të gjetura ishin të pajisura me kohëmatës, ndërsa si masë preventive, të gjitha mjetet e transportit publik i nënshtrohen kontrollit të sigurisë.
Në përgjigje të sulmeve, armata izraelite paralajmëroi rritje të aktiviteteve antiterroriste në Bregun Perëndimor dhe bllokimin e disa pikave hyrëse në territoret palestineze, pa konkretizuar se cilat. rq/
Foto: arkivi i MIA-s