Netanjahu i mohon pretendimet që Hamasi ia ka dorëzuar kontrollin e Gazës Autoritetit Palestinez
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i mohoi pretendimet e mediave arabe se Hamasi ia ka dorëzuar kontrollin mbi Rripin e Gazës Autoritetit Palestinez, duke thënë se i qëndron premtimit se "një ditë pas luftës në Gazë, as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez nuk do të jenë atje".

Tel Aviv, 17 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i mohoi pretendimet e mediave arabe se Hamasi ia ka dorëzuar kontrollin mbi Rripin e Gazës Autoritetit Palestinez, duke thënë se i qëndron premtimit se "një ditë pas luftës në Gazë, as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez nuk do të jenë atje".
Ai e theksoi përkushtimin e tij ndaj planit të presidentit amerikan Donald Tramp për zhvendosje me forcë të palestinezëve nga Rripi i Gazës, shkruan "Tajms of Izraeli".
Paraprakisht sot, mediat arabe raportuan se Hamasi kishte rënë dakord t'i dorëzonte kontrollin e Gazës Autoritetit Palestinez, si pjesë e negociatave për t'i dhënë fund luftës përgjithmonë.
Foto: Arkivi i MIA-s