• сабота, 22 февруари 2025

Netanjahu i ka dhuruar Trampit një pejxher të artë

Netanjahu i ka dhuruar Trampit një pejxher të artë

Jerusalem, 7 shkurt 2025 (MIA) - Kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu sot konfirmoi se Netanjahu presidentit amerikan Donald Tramp i ka dhuruar një pejxher të artë gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Siç citohet, dhurata simbolizon vendimin e Netanjahut që çoi në një pikë kthese në luftë, njëherit operacioni i fshehtë kundër Hezbollahut, transmeton Tajms of Izrael.

"Dhurata simbolizon vendimin e kryeministrit që çoi në një pikë kthese në luftë dhe pikënisje për thyerjen e vullnetit të organizatës terroriste Hezbollah. Ky operacion shpreh fuqinë, epërsinë teknologjike dhe dinakërinë e Izraelit kundër armiqve të tij", citohet në kumtesë.

Gjatë atij operacioni, më 17 shtator të vitit 2024, mijëra pejxherë që i ka përdorur Hezbollahu në Liban shpërthyen papritur, duke vrarë dhjetëra operativë dhe duke gjymtuar mijëra, që shënoi fillimin e përshkallëzimit të Izraelit kundër Hezbollahut.

Pejxherët, e lidhur me shpërthyes, u aktivizuan përmes mesazhit të shifruar e cila nga përdoruesit kërkonte t'i mbajnë pajisjet me dy duar, duke maksimizuar besueshmërinë se shpërthimi i mëpasshëm mund të shkaktonte lëndim. Një ditë më vonë, qindra toki-voki shpërthyen, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz.

"Gardijan", shkruan se pejxheri ka pllakë të artë me mbishkrimin "Për presidentin Donald Tramp, mikun dhe aleatin tonë më të madh. Kryeministri Benjamin Netanjahu". sa/

Foto: EPA

Остани поврзан