Netanjahu e vazhdoi vizitën në Uashington
- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu do të qëndrojë në Uashington deri të shtunën në mbrëmje, kumtoi sot kabineti i tij.

Tel-Aviv, 3 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu do të qëndrojë në Uashington deri të shtunën në mbrëmje, kumtoi sot kabineti i tij.
Në kumtesë ceket se vizita në SHBA është vazhduar për shkak të "numrit të madh të kërkesave për takime nga funksionarë amerikanë".
Netanjahu fillimisht duhej të kthehej në Izrael të enjten, shkruan Tajms of Izrael.
Kryeministri izraelit nesër në Uashington duhet të tkaohet me presidentin amerikan, Donald Tramp.
Foto: Kabineti i Netanjahut