• сабота, 22 февруари 2025

Negociatat ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë në Arabinë Saudite ishin të suksesshme, deklaroi këshilltari Ushakov për politikë të jashtme i Putinit

Negociatat ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë në Arabinë Saudite ishin të suksesshme, deklaroi këshilltari Ushakov për politikë të jashtme i Putinit

Riad, 18 shkurt 2025 (MIA) - Negociatat ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë në Arabinë Saudite përfunduan dhe ishin të suksesshme, deklaroi këshilltari rus për Politikë të Jashtme Jurij Ushakov, cituar nga agjencitë botërore. Negociatat në kryeqendrën saudite Riad zgjatë katër orë e gjysëm.

"Në takim, ku morën pjesë ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov dhe sekretari shtetëror i SHBA-së, Marko Rubio, është biseduar për kushtet për takimin e ardhshëm ndërmjet presidentit amerikan Donald Tramp dhe homologut të tij rus Vlladimir Putin", tha Ushakov, duke shtuar se është pak e besueshme takimi të mbahet javën e ardhshme.

"Janë udhëhequr biseda serioze për të gjitha çështjet", tha Ushakov.

Këshilltari saktësoi se ka marrëveshje që negociatat për ndërprerjen e luftës në Ukrainë të udhëhiqen përmes ndërmjetësuesve, por shtoi se Putini do të vendosë se kur do të fillojnë kontaktet me SHBA-në për çështjet e Ukrainës. sa/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан