Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit do të mbahen të premten në Oman, kumtuan mediumet iraniane
- Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit është planifikuar të mbahen në Oman të premten, kumtuan sot mediumet iraniane.
Teheran, 4 shkurt 2026 (MIA) - Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit është planifikuar të mbahen në Oman të premten, kumtuan sot mediumet iraniane.
"Negociatat indirekte mes Iranit dhe SHBA-së do të mbahen të premten në Muskat", kumtoi agjencia iraniane e lajmeve, duke shtuar se diskutimet "janë kufizuar në çështjen e programit bërthamor dhe heqjen e sanksioneve kundër Iranit".
Delegacionin iranian do ta kryesojë ministri i Punëve të Jashtme, Abaz Aragçi. Në delegacion janë përfshirë edhe diplomatët e lartë, Maxhid Taht Ravançi dhe Kazem Garibabadi. I dërguari i posaçëm amerikan, Stiv Uitkof do ta përfaqësojë Uashingtonin në negociata, ndërsa dhëndri i presidentit amerikan, Donald Tramp, Xhared Kushner, gjithashtu mund të marrë pjesë, kumtuan mediumet iraniane.
Aragçi dhe Uitkof morën pjesë në pesë raunde të bisedimeve amerikano-iraniane për programin bërthamor të Teheranit deri në vitin 2025. Ato u ndërprenë kur Izraeli filloi bombardimet kundër Iranit dy ditë para raundit të gjashtë të bisedimeve, duke shkaktuar një luftë 12-ditëshe. ab/
Foto: МIА arkivi