• сабота, 22 февруари 2025

Ndërron jetë Igor Jug, Gjykata Penale demanton informacionin se ka kërkuar përsëritje të procedurës

Ndërron jetë Igor Jug, Gjykata Penale demanton informacionin se ka kërkuar përsëritje të procedurës

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Aleksandar Pandov konfirmoi se Igor Jug, një nga të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 54 vjeçare.

Një pjesë e mediave raportuan se Igor Jug ka kërkuar përsëritjen e procedurës, por Gjykata penale mëngjesin e sotëm e ka demantuar këtë informacion. Nga aty informuan se në Këshillin penal nuk është paraqitur asnjë kërkesë për përsëritjen e procedurës.

"Për shkak të publikimeve të shumta në media si dhe pyetjeve të gazetarëve të cilat i janë dorëzuar gjykatës mëngjesin e sotëm, informojmë publikun se: Në lidhje me personin Igor Jug i cili ka qenë i dënuar ligjërisht në rastin me KOK nr. 40/18 për ngjarjet që kanë ndodhur në Kuvendin e RMV-së nga hyrja në fuqi e aktgjykimit dhe deri në këtë moment deri tek Këshilli penal i Gjykatës Themelore Penale Shkup nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga personi i dënuar apo avokati i tij për përsëritjen e procedurës", theksojnë prej atje. 

Jug ka qenë i dënuar me 12 vite burg për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. rq/

Foto: Fejsbuk

 

 

Остани поврзан