• вторник, 17 март 2026

Ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor para Gjykatës Kushtetuese, pensionistët nga diaspora kërkojnë harmonizim të barabartë të pensioneve

Ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor para Gjykatës Kushtetuese, pensionistët nga diaspora kërkojnë harmonizim të barabartë të pensioneve

Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) - Gjykata Kushtetuese do ta mbajë sot seancën e saj të 5-të, në rend dite të së cilës janë shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, si dhe pesë projekt-vendime për procedura tashmë të filluara.

Gjyqtarët do të diskutojnë disa iniciativa që lidhen me ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, të cilat kufizojnë rritjen dhe përshtatjen e pensioneve për përfituesit të cilëve u paguhet pensioni në vend.

Parashtruesit - përfshirë qytetarët që jetojnë jashtë vendit, si dhe Avokati i Popullit - pohojnë se dispozita të tilla diskriminojnë në bazë të vendit të pagesës së pensionit dhe krijojnë një pozitë të pabarabartë midis pensionistëve. Sipas tyre, e drejta për pension fitohet në bazë të kontributeve të paguara dhe jo sipas vendbanimit.

Edhe Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka ngritur gjithashtu një iniciativë pas disa kërkesave nga qytetarët. Në iniciativë thuhet se disa qytetarë e kanë kontaktuar atë në lidhje me të drejtat e tyre në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor, si përfitues të së drejtës për pension nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë jashtë vendit. Pretendohet se ata janë të përjashtuar nga pagesa e rritjeve të planifikuara të pensioneve, ndërsa për këtë arsye tregojnë për diskriminim dhe status të pabarabartë me përfituesit e tjerë që jetojnë në vend. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан