Ndalohen edhe 33 organizues ilegalë të lojërave onlajn të fatit – gjithsej 307
- Minstri i Transformimit Digjital, Stefan Andovoski, sot nënshkroi urdhër për kufizimin e qasjes deri te ueb-faqet ilegale dhe ueb-aplikacionet përmes rrjeteve publike komunikuese elektronike, në raste të organizimit ilegal të lojërave të fatit.
Shkup, 15 janar 2026 (MIA) - Minstri i Transformimit Digjital, Stefan Andovoski, sot nënshkroi urdhër për kufizimin e qasjes deri te ueb-faqet ilegale dhe ueb-aplikacionet përmes rrjeteve publike komunikuese elektronike, në raste të organizimit ilegal të lojërave të fatit.
"Me urdhrin më të ri janë përfshirë 33 ueb-faqe ilegale shtesë, që do të thotë se numri i përgjithshëm i faqeve deri më tani të përfshira (të ndaluara) ilegale arrin 307", theksohet në kumtesën e Ministrinë e Transformimit Digjital.
Urdhri, siç informojnë nga Ministria është dorëzuar në Agjencinë për Komunikime Elektronike, e cila është e detyruar në afat prej pesë ditëve ta dorëzojë deri te operatori i rrjeteve komunikuese elektronike për zbatim.
Nga Ministria e Transformimit Digjital paralajmërojnë se do të vazhdojnë me masat e vazhdueshme për shkatërrimin e organizimit ilegal onljan të lojërave të fatit, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe avancimin e sigurisë në hapësirën digjitale. mb/
Foto: Ministria e Transformimit Digjital
