• четврток, 04 декември 2025

Ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi

Ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi

Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA)- Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Familjarët e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e tij pas një sulmi kardiak që ai ka pësuar derisa ka qenë në Itali.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore që i dha shtysën e parë drejt skenës.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

Ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore.

Prej vitesh ka qenë një figurë e pandashme e muzikës pop shqiptare, duke ruajtur popullaritetin falë stilit të tij karakteristik dhe këngëve që vazhdojnë të dëgjohen gjerësisht.

I ndjeri ka qenë i biri i ish deputetes Gjylymsere Kasapi, ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë. 

Остани поврзан