Nëntë ushtarë tajlandezë u vranë në konfliktin me Kamboxhian
- Nëntë ushtarë tajlandezë u vranë në konfliktet e ripërtërira kufitare me Kamboxhian që nga e diela, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes në Bangkok.
Bangkok, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Nëntë ushtarë tajlandezë u vranë në konfliktet e ripërtërira kufitare me Kamboxhian që nga e diela, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes në Bangkok.
"Gjithsej nëntë ushtarë (tanë) janë vrarë deri më tani", deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Surasant Kongsiri.
Numri i fundit i viktimave i publikuar nga pala tajlandeze ishte pesë, por numri i përgjithshëm i viktimave tani është 19.
Autoritetet kamboxhiane kumtuan se ndërmjet 10 të vrarëve kishte fëmijë dhe civil.
Presidenti Donald Tramp, ndërmjetësimi i të cilit çoi në nënshkrimin e një marrëveshjeje armëpushimi midis Tajlandës dhe Kamboxhias në Malajzi në tetor, dje u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se sot do të bisedojë me liderët e të dy vendeve.
Ndërkohë, Kamboxhia i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërhyjë në konfliktin e ri kufitar.
Në një letër drejtuar presidencës së këshillit, përfaqësuesi i përhershëm i Kamboxhias në OKB bëri thirrje që të ushtrohet presion mbi armatën tajlandeze që "të ndërpresë menjëherë të gjitha sulmet" dhe që një komision i pavarur të autorizohet për të verifikuar faktet në terren.
Në letër, veprimet e ushtrisë tajlandeze përshkruhen si "shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare". rq/
Foto: arkivi i EPA-s