Nënshkruhet memorandum për bashkëpunim me Slloveninë në fushën e administratës publike
- Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev dhe ministri i Administratës Publike të Republikës së Sllovenisë, Frank Props sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me të cilën forcohet bashkëpunimi dypalësh dhe hap kapitull të ri në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e administratës publike.

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev dhe ministri i Administratës Publike të Republikës së Sllovenisë, Frank Props sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me të cilën forcohet bashkëpunimi dypalësh dhe hap kapitull të ri në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e administratës publike.
Ministri Minçev në konferencën për media pas nënshkrimit theksoi se ky është memorandumi i dytë i nënshkruar me një vend nga rajoni, ndërsa i pari me një vend anëtar të Bashkimit Evropian, i cili siç theksoi, "paraqet një hap të rëndësishëm në drejtim të integrimit evropian në vend".
"Vizioni ynë është krijimi i një administrate publike moderne, efikase dhe transparente e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, ne jo vetëm që mësojmë nga përvojat e suksesshme sllovene, por krijojmë gjithashtu një bazë për nisma të përbashkëta që do të sjellin përmirësime konkrete në sektorin publik", deklaroi Minçev.
Siç u theksua, memorandumi parashikon punë të përbashkët në disa aspekte kyçe - përmirësimi i menaxhimit të burimeve njerëzore përmes aplikimit të praktikave më të mira evropiane për përzgjedhje, trajnimin dhe zhvillimin e stafit administrativ dhe forcimin e zhvillimit profesional të nëpunësve administrativ përmes trajnimit të përbashkët dhe prezantimit të programeve bashkëkohore arsimore.
Ministri Minçev shprehu besimin se ky partneritet do të sjellë rezultate konkrete në modernizimin e administratës publike dhe do të jetë shembull për bashkëpunim të suksesshëm rajonal.
Ministri Props sot në konferencën për media konfirmoi mbështetjen e Sllovenisë për proceset reformuese në vendin tonë.
Ai theksoi se shkëmbimi i përvojave të administratës sllovene mund të jetë në dobi të madhe në zbatimin e reformave evropiane.
Siç shtoi, ky memorandum paraqet një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian dhe krijimin e një administrate publike më efikase dhe transparente, në dobi të qytetarëve dhe ekonomisë së të dyja vendeve. qa/
Foto: MIA