• четврток, 20 февруари 2025

Nënshkruhet Marrëveshja për pastrimin e ajrit, do të dhurohen në spitale, kopshte, shkolla,....

Nënshkruhet Marrëveshja për pastrimin e ajrit, do të dhurohen në spitale, kopshte, shkolla,....

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria sot ka nënshkruar Marrëveshje me kompaninë EKOTIP Maqedoni për dhurimin e 255 pajisjeve për pastrimin e ajrit në vlerë prej një milion euro.

Siç u theksua në ceremoninë e nënshkrimit, është paraparë që këto pajisje të shpërndahen nëpër spitale, kopshte, shkolla dhe institucione tjera publike, ku cilësia e ajrit është me rëndësi kyçe. 

Kompania EKOTIP Maqedoni është lider në fushën e aerofiltrimit, ndërsa në bashkëpunim me MANN+HUMMEL, siguroi donacion të konsiderueshëm të sistemeve të avancuara nga ky prodhues i njohur gjerman për pastrimin e ajrit me vlerë një milion euro.

Marrëveshjen për pastruesin e ajrit e nënshkruan sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev dhe menaxhmenti i kompanisë, ndërsa hollësira në momentin e konferencës për mediat kumtojnë  zëdhënësja Maria Miteva dhe përfaqësues i EKOTIP-it. qa/

Foto: MIA

Остани поврзан